Për herë të parë në qytetin e Mitrovicës organizohet gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 1” edicioni i parë që vjen si bashkëpunim i ICT Academy me Education Innovators Kosovo – EIK. Ideja për zhvillimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për komunitetin dhe të rinjtë e Mitrovicës vjen nga diskutimet dhe qështjet e rëndësishme gjatë vitit 2018 në komunitetin vendor e ndërkombëtarë për Critical Information Infrastructure CII & GDPR.
Bazuar në këtë, ka filluar zhvillimi i idesë së skenarit në ekipin e përbashkët të ICT Academy dhe Education Innovators Kosovo – EIK. Sfidat që do të zhvillohen në kuadër të aktivitetit dhe garës janë:
- Vlerësimi dhe identifikimi dobësive të sigurisë në sistemet e informacionit, web aplikacione dhe infrastrukturë Penetration Testing;
- Hakim Fizik (Physical Hacking) pjesëmarrësit do kenë mundësi të provojnë aftësitë e tyre me hakim fizik në një makinë;
- Eshtë menduar të jetë diqka e re, më argëtuese dhe logjike: Bomb Defuse, pajisje e cila është ndërtuar nga ekipi ICT Academy për këtë garë.
Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 1” do të mbahet në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica në Mitrovicë më datën 15 Dhjetor 2018, ndërsa në ditën e dytë 16 Dhjetor do të bëhet njoftimi dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link: http://goo.gl/x4gLGS ,
Për çdo informacion shtesë apo pyetje ju lutem na shkruani info@academyict.net ose educationinnovators.ks@gmail.com
Mbështetëse e këtij aktiviteti vjen edhe Komuna e Mitrovicës, RedBull, VIPA chips Pestova.
Leave a Reply