ICT Academy zyrtarisht me “CERT division” në modelin CIIP


Në kuadër të ICT Academy, për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT” (https://academyict.net/ict-cert/).

Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik.

Misioni dhe vizioni i “ICT-CERT” mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmes dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Në bazë të dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” për sektorin e industrisë të CIP/CIIP shërbimet që ofrohen definohen në bazë të modelit të ENISA-së, përmes kategorive në vijim: shërbime reaktive dhe proaktive, menaxhimi i kualitetit të sigurisë.

Fokusi mbetet në sektorin e Infrastrukturave kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP, duke ofruar shërbimet e “ICT-CERT” industrisë universiteteve, qendrave kërkimore, institucioneve publike, private dhe ndërkombëtare.

CERT divizioni përfaqësohet nga Atdhe Buja CEO në ICT Academy kurse menaxhohet nga CTO Blent Kurtalani, ekspert të sigurisë kibernetike dhe certifikuar me titullin Ethical hacker, CIO etj.

Nga dokumenti “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” dalin objektiva që definojnë qartë fushëveprimin dhe funksionet e “ICT-CERT”: pjesëmarrja në zgjidhjen e incidentet duke ofruar ekspertizë profesionale të kohës; aktivitetet e sigurisë kibernetike në vend dhe ndërkombëtare; krijimi i mekanizmit të besueshëm për shkëmbim të informacionit; forcimi i nivelit të sigurisë brenda ICT-CERT; zhvillimi i ndërfaqes për raportimin e incidentit; kontribuimi dhe promovimi i vetëdijesimit qytetar për sigurinë kibernetike; mundësi për të zhvilluar aftësitë praktike për studentët; ngritja e kapaciteteve për përgjigje në raste incidenti; bashkëpunimi ndërkombëtar; pjesëmarrje në hulumtim e zhvillim (ang. R&D) në kuadër Qendrës për Hulumtim dhe ZhvillimICT Academy; mekanizmi i vlerësimit strategjisë dhe objektivave.

Synim i vazhdueshëm është dhe mbetet akreditimi, antarësimi i “ICT-CERT” në organizatat ndërkombëtare të fushës së mbrojtjes për Siguri Kibernetike TI, FIRST, US-CERT, NATO dhe EU-CERT.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: