4 dite nga gara për siguri kibernetike “Cyber Security Hackathon” edicioni i parë


ICT Academy me Education Innovators Kosovo – EIK kanë marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm dedikuar sigurisë kibernetike, “Cyber Security Hackathon “ edicioni i parë.

Aktiviteti një ditor do të mbahet në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica në Mitrovicë më datën 15 Dhjetor 2018 nën kujdesin e ICT Academy me Education Innovators Kosovo – EIK.

Siguria kibernetike, një nga fushat më të rëndësishme të mbrojtjes së sistemeve të informacionit, u vjen në ndihmë institucioneve shoqërore, kompanive dhe bizneseve nga sulme të mundshme kibernetike, me pasojë humbje të mëdha materiale dhe financiare. Madje, mund të ndikojnë edhe në çrregullime të mëdha të sigurisë shoqërore. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Republikës së Kosovës zhvillohet gara kibernetike me hakerët e rajonit të Mitrovicës.

Organizimi ndërlidh tre strategji të përpiluara nga ekipi organizues bazuar në përvojën profesionale që ky ekip ka marr në arenën ndërkombëtare: e para ka të bëjë me aktivitetet teknike të vlerësimit të sigurisë së sistemeve të informacionit nga grupet pjesëmarrëse, në një infrastrukturë të improvizuar për realizimin e ushtrimit, e dyta, ka të bëjë me pjesëmarrjen e individëve me përvojë në fushën e sigurisë së informacionit, aktiviteti i të cilëve është i orientuar nga siguria e informacioneve dhe, e treta ka të bëjë me realizimin e hakimit fizik.

Eja në Cyber Security Hackathon 1 dhe testo aftësitë për gjetjen e dobësive të sistemeve dhe infrastrukturës.

Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 1” do të mbahet në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica në Mitrovicë më datën 15 Dhjetor 2018 poashtu do të bëhet njoftimi dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link: http://goo.gl/x4gLGS

Mbështetëse e këtij aktiviteti vjen edhe Komuna e Mitrovicës, Kolegji Universum, RedBull, VIPA chips Pestova.

Për çdo informacion shtesë apo pyetje ju lutem na shkruani info@academyict.net ose educationinnovators.ks@gmail.com

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: