Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Republikës së Kosovës zhvillohet gara kibernetike me hakerët e rajonit të Mitrovicës.
Aktiviteti do të zgjasë një ditë, 15 dhjetor, teksa për specifikat e organizimit kujdeset ICT Academy me Education Innovators Kosovo – EIK, të njohur në përmasa ndërkombëtare me punën e tyre organizon:
Cyber Security Hackathon 1
Eja në Cyber Security Hackathon 1 dhe testo aftësitë për gjetjen e dobësive të sistemeve dhe infrastrukturës.
Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 1” do të mbahet në Qendrën e Kulturës Rexhep Mitrovica në Mitrovicë më datën 15 Dhjetor 2018 poashtu do të bëhet njoftimi dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link: http://goo.gl/x4gLGS
Mbështetëse e këtij aktiviteti vjen edhe Komuna e Mitrovicës, RedBull, VIPA chips Pestova, Ujë Rugove dhe Kolegji Universum.
Për çdo informacion shtesë apo pyetje ju lutem na shkruani info@academyict.net ose educationinnovators.ks@gmail.com
Leave a Reply