2018 vitë i suksesshëm në zhvillimin e shkencës dhe Sigurisë Kibernetike për ICT Academy


ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Përmes aktiviteteve të organizuara në vitin 2018 ICT Academy synon ngritjen e vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Kosovës të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve e të rinjëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike.

Për herë të parë në qytetin e Mitrovicës gjigantin industrial është mbajtur gara kibernetike “Cyber Security Hackathon #1”, e organizuar nga ICT Academy në partneritet me Education Innovators Kosovo – EIK dhe mbështetës Komuna e Mitrovicës, Kolegji Universum, VIPA chips, Ujë Rugove, Redbull, Pizeria Dielli. Studentët dhe nxënësit morën pjesë në këtë garë për të shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga ekipi organizues. Në vitin 2018 nuk ka munguar as përfaqësimi në vend dhe arenën ndërkombëtare tek ngjarjet e ndryshme si konferenca, gara, seminare etj.

Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D)të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e tij të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT”. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmes dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Atdhe Buja CEOICT Academy ka vlerësuar lartë vullnetin dhe gadishmërinë, e njohuritë e gjeneratave të reja në vend për të ecur mëtutje në shkencë drejt zhvillimit të inovacioneve në konkretizim me projekte apo Startups. Nga takimet me nxënës, studentë në të gjithë vendin vërehet etja profesionale për të qenë më aktiv në ngjarjet dhe aktivitetet shkencore të fushës së sigurisë kibernetike dhe TIK-ut. Më shumë se kurrë këto gjenerata kanë nevojë për një udhëzim në udhëheqje të komunitetit të vendit me trendet dhe atë të të gjithë botës. Sipas CEO Atdhe Buja angazhim kryesor edhe për vitin 2019 mbetet që ICT Academy përmes një seri të shërbimeve dhe aktiviteteve që do organizohen të sjell trendet dhe vlerat profesionale të fushës së sigurisë kibernetike, të cilat do jenë shembuj nga vendet më të zhvilluara industriale dhe akademike si nga SHBA, Japonia, Europa etj.

Ne jemi shumë mirënjohës për gjithë mbështetësit tanë që i vlerësojnë iniciativat tona të teknologjisë informative dhe komunikuese TIK.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: