Sot më 5 Shkurt në Ditën ndërkombëtare të internetit të sigurtë #SID2019 për herë të parë në shkollën e mesme Elektroteknike “Gjin Gazulli” të Prishtinës shënohet kjo ditë me aktivitete si fushatë vetëdijesimi për përdorim të internetit të sigurtë nga gjeneratat e reja. Aktivitetin e hapën Drejtoresha shkollës Hajrie Shaipi dhe Atdhe Buja CEO ICT Academy dhe ky aktivitet vjen bashkëpunim i ICT Academy me Gjin Gazulli High School.
Aktiviteti kishte karakter informues përmes udhëzimeve dhe këshillave për nxënësit, prindërit dhe profesorët lidhur me rreziqet dhe mbrojtjen ndaj tyre. Ligjeratat e mbajtura nga vetë CEO i ICT Academy Atdhe Buja, Albnora Hoti me temën Cyberbullying ligjëruese në institucionet akademike por risia e këtij aktiviteti ishte prezantimi i analizës nga nxënësit Endrit dhe Erjion për masat mbrojtëse për një Internet të Sigurtë.
Me moton Së bashku për një Internet të Sigurtë, u shfaqën dy filma të shkurtër nga qendra UK Safer Internet që trajtuan temën e prezantimit të teknologjisë tek fëmijët dhe kontrollit prindëror. Pjesa e dytë dhe finale e aktivitetit ishte pjesa argëtuese dhe kokteji për të rinjtë nxënësit e shkollës e musafirët me mbështetje nga partnerët tanë Korporata Rugove Novus Consulting Liri Prizren CHE BAR Bistro ICTSmedia dhe përcjellja e mesazhit për kujdes dhe udhëzime në përdorim të internetit dhe pajisjeve dmth lodrave që kanë qasje në internet.
Shihemi në organizimet e radhës!
Leave a Reply