Kanë filluar trajnimet në Cyber Security & Privacy të organizuara nga ekipi i ICT Academy. Trajnimet po mbahen në ambientet e kampusit të Kolegjit Universum partner i bashkëpunimit të ICT Academy.
Këto trajnime kanë për qëllim informues, edukues në aspektin e sigurisë me theks Cyber Security & Privacy. Gjatë trajnimit do të trajtohen temat koncepti i përgjithshëm i sigurisë së informatave, dallimet dhe detyrat që dalin nga Cyber Security & Privacy, standardet ndërkombëtare të sigurisë së informacioneve ISO 27001 & 27002, llojet e sulmeve kibernetike angazhimi i ICT-CERT si strukturë që merret me incidentet e sigurisë kibernetike.
ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Përmes aktiviteteve të organizuara ICT Academy synon ngritjen e vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Kosovës të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve e të rinjëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike. Trajnimi do të vazhdoj për disa javë por edhe pas përfundimit do të ketë organizime të tjera që do i’u jepet mundësi gjithë të rinjëve për pjesëmarrje në zhvillim të njohurive.
Faqja zyrtare në Facebook këtu
Shihemi në organizimet e radhës!
Leave a Reply