Edicioni i dytë i garës Cyber Security Hackathon në qytetin e Ferizaj organizohet gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 2” edicioni i dytë vjen bashkëpunim i ICT Academy me Kolegjin UNIVERSUM. Ideja për zhvillimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për komunitetin dhe të rinjtë e Ferizajt vjen nga diskutimet dhe qështjet e rëndësishme gjatë vitit 2018 e 2019 në komunitetin vendor e ndërkombëtarë për Critical Information Infrastructure CII & GDPR.
Bazuar në këtë, ka filluar zhvillimi i idesë së skenarit në ekipin e përbashkët të ICT Academy dhe Kolegjit UNIVERSUM. Sfidat që do të zhvillohen në kuadër të aktivitetit dhe garës janë:
- Vlerësimi dhe identifikimi dobësive të sigurisë në sistemet e informacionit, web aplikacione dhe infrastrukturë Penetration Testing;
- Hakim Fizik (Physical Hacking) pjesëmarrësit do kenë mundësi të provojnë aftësitë e tyre me hakim fizik në një makinë;
- Eshtë menduar të jetë diqka e re, më argëtuese dhe logjike: Bomb Defuse, pajisje e cila është ndërtuar nga ekipi ICT Academy për këtë garë.
Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 2” do të mbahet në Kampusin e Kolegjit UNIVERSUM në Ferizaj më datën 16 Mars 2019, do të bëhet njoftimi dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link: https://goo.gl/forms/qBJiJxqpSC8AAqHv2 ,
Për çdo informacion shtesë apo pyetje ju lutem na shkruani info@academyict.net
Mbështetëse e këtij aktiviteti vjen edhe Korporata Rugova dhe Redbull.
Leave a Reply