ICT Academy dhe AKCESK Autoriteti Kombëtarë per Certifikimin Elektronik dhe Sigurine Kibernetike në Shqipëri arrijnë bashkëpunim në planet e aktiviteteve për siguri kibernetike & privatësi. ICT Academy është përfaqësuar nga CEO Atdhe Buja në takim me AKCESK.
Bashkëpunimi përfshin dhe bazohet në parimin e interesti të ndërsjellë, duke respektuar pavarësinë e njëri tjetrit, në shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare dhe vendore për siguri kibernetike; bashkëpunimin në aranzhimin e punëtorive, shkollës verore të përbashkëta me AKCESK, si dhe në projekte të përbashkëta kërkimore shkencore e hulumtuese.
Leave a Reply