Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Republikës së Kosovës zhvillohet gara kibernetike me hakerët e rajonit të Ferizaj.
Aktiviteti do të zgjasë një ditë, 16 mars, teksa për specifikat e organizimit kujdeset ICT Academy me Kolegjin UNIVERSUM, të njohur në përmasa ndërkombëtare me punën e tyre organizon:
Cyber Security Hackathon 2
Eja në Cyber Security Hackathon 2 dhe testo aftësitë për gjetjen e dobësive të sistemeve dhe infrastrukturës.
Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 2” do të mbahet në Kampusin e Kolegjit UNIVERSUM në Ferizaj më datën 16 Mars 2019 poashtu do të bëhet njoftimi dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link: https://goo.gl/forms/qBJiJxqpSC8AAqHv2
Mbështetëse e këtij aktiviteti vjen edhe Korporata Rugova dhe Redbull.
Për çdo informacion shtesë apo pyetje ju lutem na shkruani info@academyict.net
Leave a Reply