ICT Academy me Kolegjin UNIVERSUM kanë marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm dedikuar sigurisë kibernetike, “Cyber Security Hackathon “ edicioni i dytë.
Aktiviteti një ditor do të mbahet në Kampusin e Kolegjit UNIVERSUM në Ferizaj më datën 16 Mars 2019 nën kujdesin e ICT Academy me Kolegjin UNIVERSUM.
Siguria kibernetike, një nga fushat më të rëndësishme të mbrojtjes së sistemeve të informacionit, u vjen në ndihmë institucioneve shoqërore, kompanive dhe bizneseve nga sulme të mundshme kibernetike, me pasojë humbje të mëdha materiale dhe financiare. Madje, mund të ndikojnë edhe në ç’rregullime të mëdha të sigurisë shoqërore. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Kosovës zhvillohet gara kibernetike me hakerët e rajonit të Ferizaj.
Organizimi ndërlidh tre strategji të përpiluara nga ekipi organizues bazuar në përvojën profesionale që ky ekip ka marr në arenën ndërkombëtare: e para ka të bëjë me aktivitetet teknike të vlerësimit të sigurisë së sistemeve të informacionit nga grupet pjesëmarrëse, në një infrastrukturë të improvizuar për realizimin e ushtrimit, e dyta, ka të bëjë me pjesëmarrjen e individëve me përvojë në fushën e sigurisë së informacionit, aktiviteti i të cilëve është i orientuar nga siguria e informacioneve dhe, e treta ka të bëjë me realizimin e hakimit fizik.
Eja në Cyber Security Hackathon 2 dhe testo aftësitë për gjetjen e dobësive të sistemeve dhe infrastrukturës.
Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 2” do të mbahet në Kampusin e Kolegjit UNIVERSUM në Ferizaj më datën 16 Mars 2019 poashtu do të bëhet njoftimi dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link:
https://goo.gl/forms/qBJiJxqpSC8AAqHv2
Mbështetëse e këtij aktiviteti vjen edhe Korporata Rugova, RedBull.
Për çdo informacion shtesë apo pyetje ju lutem na shkruani info@academyict.net
Leave a Reply