Mbahet gara për siguri kibernetike “Cyber Security Hackathon” edicioni i dytë


Për herë të parë në qytetin e Ferizajt gjigantin e zhvillimit ekonomik është mbajtur gara kibernetike “Cyber Security Hackathon #2”, e organizuar nga ICT Academy në partneritet me Kolegjin UNIVERSUM dhe mbështetës  Korporata Rugova, Redbull, Liri Prizren.

Studentët dhe nxënësit morën pjesë në këtë garë për të shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga ekipi organizues.

Gara është organizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në Kosovë të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike.

Aktiviteti është mbyllur me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët dhe nxënësit fitues dhe pjesëmarrës. Talentët tanë patën mundësi të përfshiheshin në Web Penetration testing, Physical hacking (Hakim Fizik), dhe projektin më të ri të ICT Academy në vend Bomb Defuse.

3 ekipet që janë shpërblyer janë:

Vendi i 1-rë : FSociety

Vendi i 2-të : RMB Group dhe

Vendi i 3-të : Hackerman

Prandaj, ne iu dëshirojmë atyre fat në përpjekjet e ardhshme dhe shpresojmë që BURSAT, pajisja Raspberry P dhe Trajnimet Falas në Penetration Testing nga ICT Academy dhe Kolegji Universum të fituara sot do të kontribuojnë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Ne jemi shumë mirënjohës për sponsorët tanë që i vlerësojnë iniciativat tona të teknologjisë dhe në këtë mënyrë ofruan ushqim dhe pije për të gjithë pjesëmarrësit!

Faleminderit Kolegji Universum, Korporata Rugova, Red Bull Kosovo dhe Liri Prizren.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: