Sot fillon konferenca Computer Security & Forensics BloomCON SHBA


Edicioni i katërt i BloomCON do të ofroj ligjërata dhe workshope për të gjitha nivelet e sigurisë së informacionit dhe forenzikës nga ekspertë të industrisë botërore. Eshte planifikuar mbajtja e disa garave që do të ju mundësoj pjesëmarrësve të mësojnë më shumë rreth lockpicking, hardware hacking, IoT, Penetration testing CTF ku ICT Academy është sponsor për herë të parë organizon këtë garë brenda kësaj konference. Ngjarje të shumëta do ndodhin duke përfshirë edhe Drone Wars gara që do të realizohet në bashkëpunm me US Army.

Këtë vitë ICT Academy është sponsor në organizimin e garës Cyber Hackathon (CTF) në këtë konferencë BloomCON #4 organizuar nga Universiteti i Bloomsburg të Pensilvanisë në SHBA.

Ekipi i ICT Academy është gati të filloj me skenarin dhe do të kujdestet për të gjithë mbarëvajtjen e kësaj gare nga largësia online përmes teknologjisë e cila ofron mundësi të tilla. Kjo vjen si bashkëpunim në mes të Universitetit Bloomsburg dhe ICT Academy.

Në muajt vazhdim do të ketë edhe aktivitete të tjera dhe vizita me Universitetin e Bloomsburg për të rinjtë e Kosovës dhe rajonit. ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D)të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e tij të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT”. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmës dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: