Zyrtare ICT Academy organizon Cyber Hackathon CTF në Infocom X Tiranë


Këtë vitë dekad ICT Academy ofron gjithë infrastrukturën dhe shërbimin për garën Cyber Security Hackathon (CTF) në konferencën e madhe të Infocom X organizuar nga Infocom Abania.

Ekipi i ICT Academy ka përgatitur skenarin dhe do të kujdestet për të gjithë mbarëvajtjen e kësaj gare. Kjo vjen bashkëpunim në mes të Infocom Albania dhe ICT Academy. Ideja për zhvillimin e kësaj gare të rëndësishme për komunitetin dhe të rinjtë vjen nga diskutimet dhe qështjet e rëndësishme gjatë vitit 2018 e 2019 në komunitetin vendor e ndërkombëtarë për Critical Information Infrastructure CII & GDPR.

Bazuar në këtë, ka filluar zhvillimi i idesë së skenarit në ekipin e ICT Academy me Infocom Albania. Sfidat që do të zhvillohen në kuadër të aktivitetit dhe garës janë:

  • Vlerësimi dhe identifikimi dobësive të sigurisë në sistemet e informacionit, web aplikacione dhe infrastrukturë Penetration Testing;
  • Hakim Fizik (Physical Hacking) pjesëmarrësit do kenë mundësi të provojnë aftësitë e tyre me hakim fizik në një makinë;
  • Eshtë menduar të jetë diqka e re, më argëtuese dhe logjike: Bomb Defuse, pajisje e cila është ndërtuar nga ekipi ICT Academy për këtë garë.

Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon” do të mbahet në konferencën Infocom X në Tiranë më datën 24 Prill 2019 do të bëhet njoftimi dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/events/393115794572614/

ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D)të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e tij të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT”. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmës dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: