Intervista me Edi Bushati Menaxher ne ICT Academy


Edi Bushati vjen nga qyteti i Prizrenit dhe është i diplomuar në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit.  Në vazhdim po paraqesim intervistën e plote me Edi Bushatin aktualisht Menaxher në ICT Academy.

Puna juaj deri më sot?

Edi: Aktualisht jam ndërmarrës dhe ndër vite kam qenë aktivist i shoqërisë civile dhe kjo mëka ndihmuar që të zhvilloj një bagazh mbi teknologjinë gjithashtu jam i angazhuar si Menaxher në ICT Academy. Kam qenë pjesë e Internshipeve në Siguri Kibernetike & Privatësi si dhe finalist në kategorinë e Sigurisë Kibernetike në ICT Awards edicionin e 6 gara mbarëkombëtare. Megjithatë fusha ime e ekspertizës i takon menaxhimit dhe lidershipit.

Angazhimi juaj në ICT Academy dhe disa fjalë për këtë organizatë?

Edi: Në kuadër të ICT Academy jam i angazhuar në gjitha fazat e menaxhimit të projekteve. ICT Academy është biznes i orientuar drejt shpërndarjes apo dhënies së njohurisë për gjeneratat e reja në fushën e teknologjisë informative me theks të veçantë në Siguri Kibernetike, zhvillimit të inovacionit përmes kërkimeve dhe hulumtimeve si dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme gara, workshop, konferenca me fokus të veqantë për të rinjtë e vendit dhe rajonit. ICT Academy është unike në mënyrë e zhvillimit të projekteve të saja dhe realizimit me shumë profesionalizëm e sipas standardeve të njohura ndërkombëtare.

Si mendoni për edukimin aktual në vend dhe rajon?

Edi: Bazuar në edukimin aktual në Kosovë, e cila përballet me shumë vështirësi dhe ka të metat në cilësi dhe mungesë të edukimit adekuat e cila duhet të i përshtatet shekullit 21 dhe nevojave të tregut të punës. ICT Academy ka identifikuar këtë zbrastësi dhe është duke ofruar një qasje të re, krejtësisht moderne dhe innovative e të kohës së trendeve botërore me trajnimin e gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë, zhvillimit të inovacioneve përmes kërkimeve dhe hulumtimeve. Duke e ditur se këto drejtime janë e ardhmja dhe si rrjedhojë ICT Academy premisë bazë ka përgatitjen e kuadrove të reja për tregun e punës jo vetëm në nivel lokal por dhe atë global.

Çfarë duhet bërë dhe kontributi i ICT Academy do të jetë ku, si?

Edi: ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja. Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D) të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e tij të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT”. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmes dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Shumë shpejt sipas planit vjetor ICT-CERT Division do të bëjë thirrje dhe jap mundësi studentëve dhe të rinjëve që të shfrytëzojnë këtë laborator të Sigurisë Kibernetike dhe Digital Forensic.

Kemi mbështetjen e plotë dhe bashkëpunim korrekt me CEO Atdhe Buja, më shumë se kurrë këto gjenerata kanë nevojë për një udhëzim në udhëheqje të komunitetit të vendit me trendet dhe atë të të gjithë botës. ICT Academy përmes një seri të shërbimeve dhe aktiviteteve që do organizohen të sjell trendet dhe vlerat profesionale të fushës së sigurisë kibernetike, të cilat do jenë shembuj nga vendet më të zhvilluara industriale dhe akademike si nga SHBA, Japonia, Europa etj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: