Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Kosovës zhvillohet gara kibernetike me hakerët në Prishtinë.
Aktiviteti do të zgjasë një ditë, 8 qershor, teksa për specifikat e organizimit kujdeset ICT Academy me Cacttus Education Shkollës Profesionale, të njohur në përmasa ndërkombëtare me punën e tyre organizon:
Eja në Cyber Security Hackathon 6 dhe testo aftësitë për gjetjen e dobësive të sistemeve dhe infrastrukturës.
Gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 6” do të mbahet në shkollën Profesionale Cacttus Education në lagjen Arbëria (tek objekti i ri i komunës së Prishtinës) në Prishtinë e hapur për të gjithë të interesuarit më datën 8 Qershor 2019 e cila do të fillojë në orën 10:00 deri në 15:00 dhe shpallja e fituesve të kësaj gare. Çmimet për tri vendet fituese jepen nga Cacttus Education dhe Cacttus sha, në vlerë totale mbi €10,000 për ekipet fituese!
Vendi i parë:
- kandidat individual – 100% bursë studimi në CE ( 4,680.00 €)
- grup prej 2-4 kandidatë – 50% bursë studimi për secalin kandidat të grupit (per 4 kandidatë vlera 9,360.00 €)
- Praktikë pune në CyberSecurity dhe Networking për 3 muaj (Cacttus sha)
Vendi i dytë:
- kandidat individual – Trajnim në CCNA: Routing and Switching ( vlera 1,000 €)
- grup prej 2-4 kandidatë – Trajnim ne CCNA: Routing and Sqitching 1&2 (për 4 kandidatë vlera 2,000.00 €)
Vendi i tretë:
- kandidat individual – Trajnim në CCNA: Routing and Switching ( vlera 1,000 €)
- grup prej 2-4 kandidatë – Trajnim ne CCNA: Routing and Sqitching 1&2 (për 4 kandidatë vlera 2,000.00 €)
Aplikimi është i hapur dhe mund ta gjeni në këtë link https://bit.ly/2HxOEio
Mbështetëse e këtij aktiviteti vjen edhe Korporata Rugova.
Për çdo informacion shtesë apo pyetje ju lutem na shkruani info@academyict.net ose info@cacttus.education
Leave a Reply