Zyrtare ICT Academy merr pjesë në Game Lake Mitrovicë


Këtë vitë ICT Academy merr pjesë në tech-event “Game Lake” në Mitrovicës organizuar nga EIK.

Ekipi i ICT Academy përmes workshop ka prezantuar të rejat e fundit dhe evoluimin e Online Games World gjithashtu aty u dhanë edhe rekomandime lidhur me aspektin e sigurisë kibernetike dhe zvogëlimit të mundësive për hakim të lojërave që ne zhvillojmë.

Ideja e tech-event ishte të sigurohej një mundësi që të rinjtë të mësojnë mbi teknologjinë përmes punëtorive dhe të mësojnë nga ata që punojnë në këtë fushë. Më e rëndësishmja, kjo ngjarje ishte gjithashtu një mundësi për rekrutim në kompaninë më të mirë në Kosovë për teknologji: GJIRAFA ku gjatë eventit të rinjtë kanë dorëzuar CV-të e tyre dhe kanë ndarë kontaktet me stafin e Gjirafës.

Në Game Lake, ishin prezent Eglantina Avdiu nga 3DX Printer, Atdhe Buja nga ICT Academy, Eroll Maxhuni nga Codatec dhe Techdummy nga Gjakova.

Ngjarja kryesore e Game Lake ishte fjalimi frymëzues për teknologji nga Ministri Muzafer Shala në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësi. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet kishin shumë pyetje dhe ide për të ndarë kështu që ata përdorën kohën e koktejve për të diskutuar me Ministrin për sistemet dhe mundësitë e ndryshme të softuerit.

ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D)të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e qendrës të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT” së shpejti do përfundoj edhe procesi i anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmës dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: