Studentët e Sigurisë Kibernetike të AAB-së do të mund të kryejnë praktikën profesionale në “ICT Academy”


Studentët e Sigurisë Kibernetike, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike profesionale  edhe në kompaninë e specializuar për siguri kibernetike “ICT ACADEMY”.Kjo, pasi këto dy institucione sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën. Kjo marrëveshje e bashkëpunimit  përpos realizimit të punës praktike të studentëve, ka si qëllim edhe ndihmën e ndërsjellë në realizimin e projekteve të ndryshme në mes të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB dhe “ICT ACADEMY”. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof.ass.dr. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Menaxhues CEO i “ICT ACADEMY”, Atdhe Buja. Dekani Qarkaxhija falënderoi drejtorin Buja për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB,  duke thënë se AAB do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka, që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.

ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e qendrës të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT” ka arritur me sukses procesin e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë si ai TI Trusted Introducer.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: