ICT Academy pjesë e projektit “Tell Me More” efektet e cyber-bullying


ICT Academy është bërë pjesë e projektit “Tell Me More” që trajton temën efektet e bullizmit organizuar nga Kuvendi i të Rinvje të Prizrenit.

ICT Academy është përfaqësuar nga CEO Atdhe Buja në aktivitetin e rradhës të projektit “Tell Me More”, i cili implementohet nga Kuvendi i të Rinvje të Prizrenit dhe është i financuar nga MKRS & DKRS. Projekti ka për qëllim vetëdijësimin e të rinjve mbi efektet e bullizmit.

Aktiviteti u mbajt në Gjimnazin “Gjon Buzuku” dhe temë e aktivitetit ishin të drejtat e nxënësve dhe bullizmi kibernetik me ligjërues Atdhe Buja nga ICT Academy Gjithashtu është shfaqur dhe diskutuar një dokumentare, këshilla dhe rekomandime në lidhje me rreziqet në përdorim të internetit dhe mënyrat më të mira për mbrojtje për të rinjtë.

ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D)të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e tij të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team dhe ka arritur me sukses antarësimin në mekanizmat ndërkombëtar si Trusted Introducer, në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT”. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmës dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: