ICT Academy CERT zyrtarisht në renditje ndërkombëtare në Trusted Introducer


Në kuadër të ICT Academy, është krijuar dhe funksionon Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP për herë të parë në vend, me emërtimin zyrtar “ICT Academy CERT”. Ka shënuar edhe një rezultat në punën e tij, duke u bërë pjesë e organizatës së madhe ndërkombëtare Trusted Introducer TF-CSIRT, linku i anëtarësimit të ICT Academy CERT https://bit.ly/2QxvIq8

Në një proces aplikimi, që ka nisur muaj më herët dhe është përmbyllur këto ditë, ICT Academy CERT ka plotësuar kritere të shumta teknike, politikave dhe udhëheqjes e menaxhimit të incidenteve por nuk ka lënë anash vendosjen e partneriteteve me organizata, CERT ndërkombëtare; ueb platforma funksionale e ICT Academy CERT është https://academyict.net/ict-cert/

ICT Academy CERT vendos fuqishëm kështu Republikën e Kosovës në listën më të madhe të CERT ndërkombëtarë.

Misioni dhe vizioni i ICT Academy CERT mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmes dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Në bazë të dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT Academy CERT” për sektorin e industrisë të CIP/CIIP shërbimet që ofrohen definohen në bazë të modelit të ENISA-së, përmes kategorive në vijim: shërbime reaktive dhe pro aktive, menaxhimi i kualitetit të sigurisë.

Fokusi mbetet në sektorin e Infrastrukturave kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP, duke ofruar shërbimet e ICT Academy CERT industrisë universiteteve, qendrave kërkimore, institucioneve publike, private dhe ndërkombëtare.

ICT Academy CERT divizioni përfaqësohet nga Atdhe Buja CEO në ICT Academy, ekspert i sigurisë kibernetike dhe certifikuar me titullin Ethical hacker, CIO etj.

Nga dokumenti “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT Academy CERT” dalin objektiva që definojnë qartë fushëveprimin dhe funksionet e “ICT Academy CERT”: pjesëmarrja në zgjidhjen e incidentet duke ofruar ekspertizë profesionale të kohës; aktivitetet e sigurisë kibernetike në vend dhe ndërkombëtare; krijimi i mekanizmit të besueshëm për shkëmbim të informacionit; forcimi i nivelit të sigurisë brenda ICT Academy CERT; zhvillimi i ndërfaqes për raportimin e incidentit; kontribuimi dhe promovimi i vetëdijesimit qytetar për sigurinë kibernetike; mundësi për të zhvilluar aftësitë praktike për studentët; ngritja e kapaciteteve për përgjigje në raste incidenti; bashkëpunimi ndërkombëtar; pjesëmarrje në hulumtim e zhvillim (ang. R&D) në kuadër Qendrës për Hulumtim dhe ZhvillimICT Academy; mekanizmi i vlerësimit strategjisë dhe objektivave.

Synim i vazhdueshëm është dhe mbetet akreditimi, anëtarësimi i ICT Academy CERT në organizatat ndërkombëtare të fushës së mbrojtjes për Siguri Kibernetike FIRST, US-CERT, NATO dhe EU-CERT.

ICT Academy CERT Për ne https://bit.ly/35eWms3

Raporto Incidentin https://bit.ly/2CYTkfz

Raporto Phishing https://bit.ly/37nhzSK

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: