Në kuadër të ICT Academy, është krijuar dhe funksionon Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP për herë të parë në vend, me emërtimin zyrtar “ICT Academy CERT”. Ka shënuar edhe një rezultat në punën e tij, duke u bërë pjesë e organizatës së madhe ndërkombëtare Trusted Introducer TF-CSIRT, linku i anëtarësimit të ICT Academy CERT https://bit.ly/2QxvIq8
Në një proces aplikimi, që ka nisur muaj më herët dhe është përmbyllur këto ditë, ICT Academy CERT ka plotësuar kritere të shumta teknike, politikave dhe udhëheqjes e menaxhimit të incidenteve por nuk ka lënë anash vendosjen e partneriteteve me organizata, CERT ndërkombëtare; ueb platforma funksionale e ICT Academy CERT është https://academyict.net/ict-cert/
ICT Academy CERT vendos fuqishëm kështu Republikën e Kosovës në listën më të madhe të CERT ndërkombëtarë.
Misioni dhe vizioni i ICT Academy CERT mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmes dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.
Në bazë të dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT Academy CERT” për sektorin e industrisë të CIP/CIIP shërbimet që ofrohen definohen në bazë të modelit të ENISA-së, përmes kategorive në vijim: shërbime reaktive dhe pro aktive, menaxhimi i kualitetit të sigurisë.
Fokusi mbetet në sektorin e Infrastrukturave kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP, duke ofruar shërbimet e ICT Academy CERT industrisë universiteteve, qendrave kërkimore, institucioneve publike, private dhe ndërkombëtare.
ICT Academy CERT divizioni përfaqësohet nga Atdhe Buja CEO në ICT Academy, ekspert i sigurisë kibernetike dhe certifikuar me titullin Ethical hacker, CIO etj.
Nga dokumenti “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT Academy CERT” dalin objektiva që definojnë qartë fushëveprimin dhe funksionet e “ICT Academy CERT”: pjesëmarrja në zgjidhjen e incidentet duke ofruar ekspertizë profesionale të kohës; aktivitetet e sigurisë kibernetike në vend dhe ndërkombëtare; krijimi i mekanizmit të besueshëm për shkëmbim të informacionit; forcimi i nivelit të sigurisë brenda ICT Academy CERT; zhvillimi i ndërfaqes për raportimin e incidentit; kontribuimi dhe promovimi i vetëdijesimit qytetar për sigurinë kibernetike; mundësi për të zhvilluar aftësitë praktike për studentët; ngritja e kapaciteteve për përgjigje në raste incidenti; bashkëpunimi ndërkombëtar; pjesëmarrje në hulumtim e zhvillim (ang. R&D) në kuadër Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim të ICT Academy; mekanizmi i vlerësimit strategjisë dhe objektivave.
Synim i vazhdueshëm është dhe mbetet akreditimi, anëtarësimi i ICT Academy CERT në organizatat ndërkombëtare të fushës së mbrojtjes për Siguri Kibernetike FIRST, US-CERT, NATO dhe EU-CERT.
ICT Academy CERT Për ne https://bit.ly/35eWms3
Raporto Incidentin https://bit.ly/2CYTkfz
Raporto Phishing https://bit.ly/37nhzSK
Leave a Reply