ICT Academy në Klinë nis projektin “Kosovo Education on Cyber Security”


Këtë vitë muajin Dhjetor nisi aktivitetin projekti “Kosovo Education on Cyber Security” i ICT Academy së bashku me Shkollën e Mesme Teknike “Fehmi Agani” në Klinë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Klinë organizoj për të 1-rën herë ligjëratë për Sigurinë Kibernetike.

Nga ICT Academy ligjëratën për Sigurinë Kibernetike e mbajti Atdhe Buja CEO i cili shprehi qëllimin e shënimit të kësaj dite për këtë vitë dhe vitin tjetër 2020 në kuadër të projektit “Kosovo Education on Cyber Security”  janë planifikuar që të mbahen disa ngjarje edukative në shkollë, adresimi i çështjeve të ndryshme duke filluar nga: vetëdijësimi për rëndësinë e Sigurisë Kibernetike & Privatësia, Siguria e Informacionit, Phishing kampanjë (mënyrat e parandalimit të mashtrimit përmes email të rremë), si dhe do paraqiten hapat më të thjeshtë që mund të merren për të mbrojtur të dhënat dhe burimet e tyre.

Aktiviteti ligjërata për Sigurinë Kibernetike u mbajt me nxënësit e shkollës së mesme Teknike “Fehmi Agani” në Klinë, u prezantuar e shpërnda edhe Udhëzuesi për mbrojtjen e të rinjëve në përdorimin e internetit dhe rreziqet e CyberSpace i cili ngjalli një diskutim tek nxënësit për hapat e mëtutjeshëm dhe rekoandimet për një siguri më të mirë të përdorimit të Internetit nga vetë këta të fundit.

Mbështetësit e këtij aktiviteti i falenderojmë Korporata Rugovë, Gika Kreative, Komuna Klinë dhe Shkollën e Mesme Teknike “Fehmi Agani” në Klinë. Foto albumin e gjeni KËTU.

ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D)të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e tij të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team dhe ka arritur me sukses antarësimin në mekanizmat ndërkombëtar si Trusted Introducer, në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT”. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmës dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: