Për vitin e dytë me radhë në Shkollën e Mesme Gjin Gazulli në Prishtinë organizohet Dita ndërkombëtare Safer Internet Day (SID) 2020, vjen bashkëpunim i ICT Academy me SHM Gjin Gazulli. Safer Internet Day (SID) është nismë ndërkombëtare, që mbahet çdo vitë në muajin Shkurt. Qëllimi është që të promovohet siguria dhe përgjegjësia e përdorimit të teknologjisë – internetit nga njerëzit e gjithë botës.
Mbështetës të këtij aktiviteti janë Korporata Rugova, RTK. Aktiviteti mbahet në Amfiteatrin e shkollës Gjin Gazulli në Prishtinë më datën 11 Shkurt 2020 e cila do të fillojë në orën 12:00 deri në 13:00. Aktiviteti ka karakter informues dhe argëtues për të rinjtë nxënësit e shkollës. Këtë edicion të dytë ka risi tek skenari i aktivitetit, ka prezantime informuese dhe ligjërata me tema të ndryshme rreth mbrojtjes së fëmijëve në përdorim të internetit, CyberSpace, Cyberbullying etj.
Facebook event linku KËTU
Leave a Reply