Ky workshop është organizuar për studentët e profilit të Sigurisë Kibernetike në Kolegjin Riinvest nga ICT Academy.
Në vitin 2020, Siguria Kibernetike është më e nevojshme se kurrë. Të jetosh në epokën digjitale do të thotë se hakerat dhe “cyberterrorists” kanë mundësi të pafund për të shfrytëzuar individë, institucione qeveritare dhe madje edhe kompani të mëdha.
Aktivitetin e hapën Dekanja Melinda Pacolli e Shkencave Kompjuterike Kolegjin RIINVEST dhe Atdhe Buja CEO ICT Academy dhe ky aktivitet vjen bashkëpunim i ICT Academy me Kolegjin RIINVEST.
Aktiviteti kishte karakter edukues ku përmes udhëzimeve dhe punës teknike të ICT Academy team për studentët dhe profesorët u bë testimi i gjithë platformës së Kolegjit RIINVEST u paraqit gjithë procesi i punës dhe pata që duhet ndërmerren për mbrojtjen më të mirë. Ligjeratat e mbajtura nga vetë CEO i ICT Academy Atdhe Buja dhe ekipi ku dhe u prezantuar ICT-CERT si strukturë që merret me incidentet e sigurisë kibernetike.
Falenderojme mbështetësit partnerët tanë Kolegjin RIINVEST & RedBull
Shihemi në organizimet e radhës!
Leave a Reply