Deri më tani +200 mbrojtëse për fytyrë janë prodhuar dhe shpërndarë donacion stafit mjekësor Heronjëve anekënd Kosovës nga ICT Academy me mbështetjen e Rotary Club Prishtina. Keto jane pjese te rendesishme dhe fatekeqesisht, ka nje mungese te madhe ne bote. ICT Academy do të vazhdoj prodhimin e këtyre produkteve shumë të nevojshme për kohën që gjendemi të pandemisë Covid19.
Lista e subjekteve të mbështetura:
- Shtëpia Integruese Bresje Fushë Kosovë
- Shtabi Emergjent Komuna e Gjilanit
- QKMF Viti
- QKMF Klinë
- Klinika Gjinekologjisë QKUK në Prishtinë
- QKMF Shtime
- Instituti Shëndetit Publik Ferizaj
Mirëpo kemi shumë nevojë për ndihmën tuaj, mbështetje donacion në rritjen e kapacitetit prodhues dhe materialit., ju lutem drejtohuni këtu https://academyict.net/covid-donations/
Nëse jeni dhurues apo donator, ose njihni dikend që ka nevojë për mbrojtëse për fytyrë ju lutem na kontaktoni info@academyict.net ose numër mobil +38349459572.
Falenderojmë mbështetësit dhe partnerët tanë Rotary Club Prishtina, RTK, Gjirafa etj.
Leave a Reply