ICT Academy CERT regjistrohet në hartën digjitale të agjencionit “ENISA”


 

 

 

 

Ekipi i reagimit emergjent kompjuterik të ICT Academy, e njohur si ICT Academy CERT, pas antarësimit në Trusted Introducer ka arritur me sukses që të regjistrohet në hartën digjitale të Agjencisë Evropiane për Rrjeta dhe Siguri të Informacionit “ENISA”, duke hyrë kështu në mesin e shumë organizatave të regjistruara të cilat janë të angazhuara në mbrojtjen e të dhënave, privatësinë.

ICT Academy CERT do të kontribuojë në agjenci për ndërgjegjësimin e shoqërisë në Evropë rreth sigurisë kibernetike, si dhe do të zhvillojë një rrjet me ekspertë të IT-së, të cilin edhe do ta promovojnë në rajon dhe më gjerë.

Atdhe Buja, menaxher i ICT Academy CERT, ka theksuar se teknologjitë e reja po riformojnë aspektin kibernetike, ku sipas tij, me inteligjencën artificiale po dalin teknologji shkatërruese që ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

Tutje, ai tha se përmes projekteve të përbashkëta do të promovohet një kulturë për sigurinë kibernetik, teksa shtoi se synimi është arritja e një niveli më të lartë të sigurisë kibernetike.
“Gjithnjë e më shumë siguria kibernetike po bëhet një sfidë në rritje për shoqëritë tona. Të drejtat tona në internet janë në rrezik, andaj edhe ne si ekip do të ndihmojmë shumë në aspektin e sigurisë kibernetike”, ka thënë Buja.

Agjencia Evropiane për Rrjeta dhe Siguri të Informacionit “ENISA” është qendër e ekspertizës për sigurinë kibernetike në Evropë. ICT Academy CERT nuk do të ndalet me antarësimet e regjistrimet ndërkombëtare, kjo do të promovojë më shumë vendin Kosovën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.

Up ↑

%d bloggers like this: