ICT Academy në mënyrë të vazhdueshme i është përkushtuar edukimit dhe zhvillimit të ideve tek inovacionet për gjeneratat e reja të vendit. Ky angazhim dhe vullnet nuk ka munguar as në kohën e sotme përderisa jemi në kohën e pandemisë së virusit Corona (COVID19) në tërë botën. Për të mbështetur dhe menaxhuar më mirë këtë situatë ICT Academy është angazhuar në dhënien e donacioneve dhe Prodhimin e 3D të mbrojtëseve për fytyrë për autoritetet lokale stafit mjekësor dhe profesional.
Fillimisht ka nisur prodhimi i maskave mbrojtëse për nevojat e stafit mjekësor të cilat po dhurohen atyre në Kosovë. ICT Academy është duke bërë përpjekje nga shtëpia që të zhvillohet edukimi i klasave, por është e vështirë edhe zhvillimi i punës praktike, garave etj.
Falenderojmë mbështetësit dhe partnerët tanë Rotary Club Prishtina, RTK, Gjirafa etj.
Ndihmo KËTU në krijimin e maskave
Lista e subjekteve të mbështetura:
- Shtëpia Integruese Bresje Fushë Kosovë
- Shtabi Emergjent Komuna e Gjilanit
- QKMF Viti
- QKMF Klinë
- Klinika Gjinekologjisë QKUK në Prishtinë
- QKMF Shtime
- Instituti Shëndetit Publik Ferizaj
- Komuna e Drenasit
- Komuna Ferizaj
- QMF Nr V Prishtinë
- Klinika Infektive QKUK në Prishtinë TBD
- QMF Lipjan TBD
Nëse jeni dhurues apo donator, ose njihni dikend që ka nevojë për mbrojtëse për fytyrë ju lutem na kontaktoni info@academyict.net ose numër mobil +38349459572.