Zyrtare ICT Academy merr pjesë në panairin e DOKUTECH Prishtinë

Këtë vitë ICT Academy merr pjesë në panairin më të madhë të DOKUTECH organizuar nga Dokutech Prishtinë.

Ekipi i ICT Academy ka prezantuar gamën e shërbimeve të cilat i ofron në treg. Për mbarëvajtjen e kësaj pjesëmarrje është kujdesur ekipi i ICT Academy përbërë nga vetë CEO Atdhe Buja, Menaxheri Edi Bushtati dhe ligjëruesja Albnora Hoti. Kjo vjen bashkëpunim në mes të Dokutech dhe ICT Academy për të marrë pjesë në këtë panair të teknologjisë. Dokutech këtë vitë rezervoj edhe shumë befasi dhe surpira sa i përket sesioneve dhe ligjëratave të ndryshme në fushën e blockchain, shopping, security etj. Foto albumi i aktivitetit gjeni ketu

ICT Academy sipas misionit dhe vizionit e standardeve ndërkombëtare mbetet e përkushtuar dhe në shërbim të përmirësimit të edukimit dhe transferimit të dijës tek gjeneratat e reja në fushën e Cyber Security & Privacy – CSP. Në kuadër të Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim (ang. R&D)të ICT Academy ka arritur zhvillimin e projektit dhe funksionalizimin e tij të ICT-CERT Division. Për herë të parë në vend është krijuar Computer Emergency Response Team në modelin Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtja e tyre CIP/CIIP, me emërtimin zyrtar “ICT-CERT”. Ky divizion ka për detyrë formimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për industrinë në sektorin privat dhe publik. Sipas dokumentit “Strategy for Cyber Security & Protection of Privacy of ICT-CERT” misioni dhe vizioni i mbetet që, në përkushtim me të gjitha palët e interesit – industrinë, të identifikojnë, mbrojnë & të zgjidhin sfidat e së tashmës dhe të ardhmes së sigurisë kibernetike me fokus në Infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbrojtjen e tyre CIP/CIIP.

Advertisements

Blog at WordPress.com.

Up ↑