Intervista me Albnora Hoti Menaxhere dhe ligjëruese në ICT Academy

Albnora Hoti, master i shkencave në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, e specializuar në Inxhinieri Softuerike. Ndër tjerash ka qenë menaxhere e fakultetit të Sistemeve të Informacionit në Kolegjin UBT për 4 vite e po ashtu edhe ligjëruese / asistente në disa lëndë të ndryshme të teknologjisë informative në fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe në fakultetin e Sistemeve të Informacionit në UBT.

Përveq angazhimit në ICT Academy momentalisht eshte dhe duke punuar në projekte të ndryshme të digjitalizimit dhe projekte zhvillimore të niveleve të ndryshme. Në vazhdim po paraqesim intervistën e plote me Albnora Hoti aktualisht Menaxher dhe ligjeruese në ICT Academy.

Puna juaj deri më sot?

Albnora: Pas angazhimit në UBT pas përfundimit të studimeve Bachelor kam qenë e angazhuar në projekte të ndryshme në kuadër të Zyrës së projekteve. Projektet kanë qenë të profileve të ndryshme, si p.sh., zhvillimi i zonave ekonomike, zhvillimi i biznes planeve për komuna të ndryshme të Kosovës, zhvillimi i projekteve me qëllim zgjerimi të sistemeve kompjuterike, etj.

Si ligjëruese dhe menaxhere programi kam qenë dhe pjesë e grupeve të ndryshme të akreditimit dhe ri-akredimit të disa prej fakulteteve të Kolegjit UBT.

Si pjesë e ICT Academy kam qenë pjesë e organizimit të eventeve të ndryshme, ndër to ka qenë dhe eventi për “Safe internet day” ku kam pas rastin të prezantoj dhe para nxënësve dhe stafit të shkollës së mesme “Gjin Gazulli” në Prishtinë për fenomenin e “Cyberbullying” ku ndër tjerash kemi tentuar të vetëdijësojmë të rinjët se cfarë të këqijash sjell ky fenomen.

Angazhimi juaj në ICT Academy dhe disa fjalë për këtë organizatë?

Albnora: Jam pjesë e ICT Academy që nga viti 2018. Jam shumë krenare dhe entuziaste për zhvillimin e kësaj organizate dhe impaktin të cilin po e ka në zhvillimin e fushës së teknologjisë informative e sidmos sigurisë kibernetike në Kosovë. Nuk dyshoj aspak në faktin që kjo organizatë do luaj rol tejet të rëndësishëm në zhvillimin e TI në Kosovë dhe rajon.

Si pjesë e ICT Academy unë tentoj të ndihmoj në zhvillimin e eventeve të ndryshme, qoftë si pjesë e stafit organizues apo edhe si folëse në ndonjërin prej eventeve.

Si mendoni për edukimin aktual në vend dhe rajon?

Albnora: Fatkeqësisht mendoj që niveli aktual i arsimit sidomos në Kosovë nuk është në vendin e duhur.

Sado që rinia është non-stop në hap me teknologjinë mendoj që njohuria që realisht kanë për teknologjinë është shumë e vogël. Qasja e institucioneve kompetente në aspektin e edukimit teknologjik në nivelin fillor dhe të mesëm mendoj që është e gabuar. Kjo është një fushë që vazhdimisht ka inovacione andaj dhe nevoja për ndryshime kurrikulare në këtë lëmi është tejet e nevojshme.

Çfarë duhet bërë dhe kontributi i ICT Academy do të jetë ku, si?

Albnora: ICT Academy është e gatshme të ofroj kampanja vetëdijësuese për teknologjinë informative, me fokus të vecantë në siguri kibernetike për shkolla të ndryshme dhe të niveleve të ndryshme në Kosovë dhe rajon. Stafi i kësaj organizate pa dyshim që ka dijen dhe dëshiren të kontribuoj në zhvillimin e edukimit (teknologjik) në vendin tonë!

Blog at WordPress.com.

Up ↑