Mbahet gara për siguri kibernetike “Cyber Security Hackathon” edicioni i katërt

Për herë të dytë në qytetin e Mitrovicës gjigantin e industrisë është mbajtur gara kibernetike “Cyber Security Hackathon #4”, e organizuar nga ICT Academy në partneritet me Kolegjin UNIVERSUM dhe Gjimnazin Frang Bardhi në Mitrovicë..

Studentët dhe nxënësit morën pjesë në këtë garë për të shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga ekipi organizues dhe u mbajt ligjërat për Information Security nga CEO ICT Academy Atdhe Buja.

Gara është organizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në Kosovë të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike.

Aktiviteti është mbyllur me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët dhe nxënësit fitues. Talentët tanë patën mundësi të përfshiheshin në komponentën teknike të Web Penetration testing.

3 ekipet që janë shpërblyer janë:

Vendi i 1-rë : Rinor Zekolli & Murat Mehmeti

Vendi i 2-të : Edon Stavileci & Iljaz Neziri

Vendi i 3-të : Festim Braha, Aid Rrahmani & Albert Miftari

Prandaj, ne iu dëshirojmë atyre fat në përpjekjet e ardhshme dhe shpresojmë që BURSAT, nga Kolegji Universum të fituara sot do të kontribuojnë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Ne jemi shumë mirënjohës për sponsorët tanë që i vlerësojnë iniciativat tona të teknologjisë dhe në këtë mënyrë ofruan cmimet për tri vendet e bara bursa!

Faleminderit Kolegji Universum dhe Gjimnazit Frang Bardhi të Mitrovicës.

Advertisements

Fillon gara e madhe Cyber Security Hackathon #2

Sot më 16 mars 2019 në Kampusin e Kolegjit Universum në Ferizaj ka filluar edicioni i dytë i garës Cyber Security Hackathon për mbarëvajtjen dhe organizimin e saj po kujdeset ICT Academy dhe Kolegji Universum
Gara përmban tri komponente – sfida Web Penetration Testing, Physical Hacking dhe Bomb Defuse të cilat janë përgatitur për garuesit.
Mbështetës të kësaj gare vijnë Kolegji Universum, Ujë Rugove, Liri dhe Redbull.

Organizohet edicioni i dytë i garës në Cyber Security Hackathon

Edicioni i dytë i garës Cyber Security Hackathon në qytetin e Ferizaj organizohet gara në siguri kibernetike e quajtur “Cyber Security Hackathon 2” edicioni i dytë vjen bashkëpunim i ICT Academy me Kolegjin UNIVERSUM. Ideja për zhvillimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për komunitetin dhe të rinjtë e Ferizajt vjen nga diskutimet dhe qështjet e rëndësishme gjatë vitit 2018 e 2019 në komunitetin vendor e ndërkombëtarë për Critical Information Infrastructure CII & GDPR. Continue reading “Organizohet edicioni i dytë i garës në Cyber Security Hackathon”

Blog at WordPress.com.

Up ↑