Studentët e Sigurisë Kibernetike të AAB-së do të mund të kryejnë praktikën profesionale në “ICT Academy”

Studentët e Sigurisë Kibernetike, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike profesionale  edhe në kompaninë e specializuar për siguri kibernetike “ICT ACADEMY”. Continue reading “Studentët e Sigurisë Kibernetike të AAB-së do të mund të kryejnë praktikën profesionale në “ICT Academy””

Advertisements

Mbahet në Tiranë CyberCON konferenca në Muajin Evropianë të Sigurisë Kibernetike

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese të Bashkimit Evropian Muaji Evropianë për Siguri Kibernetike në Tiranë është mbajtur konferenca për Siguri Kibernetike të quajtur “CyberCON Albania”. Që vjen bashkëpunim i ICT Academy, Ecronex Media dhe CIT Canadian Institute of Technology në Xheko Imperial në Tiranë. Continue reading “Mbahet në Tiranë CyberCON konferenca në Muajin Evropianë të Sigurisë Kibernetike”

Mbahet gara për siguri kibernetike “Cyber Security Hackathon” edicioni i katërt

Për herë të dytë në qytetin e Mitrovicës gjigantin e industrisë është mbajtur gara kibernetike “Cyber Security Hackathon #4”, e organizuar nga ICT Academy në partneritet me Kolegjin UNIVERSUM dhe Gjimnazin Frang Bardhi në Mitrovicë..

Studentët dhe nxënësit morën pjesë në këtë garë për të shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga ekipi organizues dhe u mbajt ligjërat për Information Security nga CEO ICT Academy Atdhe Buja.

Gara është organizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në Kosovë të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike.

Aktiviteti është mbyllur me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët dhe nxënësit fitues. Talentët tanë patën mundësi të përfshiheshin në komponentën teknike të Web Penetration testing.

3 ekipet që janë shpërblyer janë:

Vendi i 1-rë : Rinor Zekolli & Murat Mehmeti

Vendi i 2-të : Edon Stavileci & Iljaz Neziri

Vendi i 3-të : Festim Braha, Aid Rrahmani & Albert Miftari

Prandaj, ne iu dëshirojmë atyre fat në përpjekjet e ardhshme dhe shpresojmë që BURSAT, nga Kolegji Universum të fituara sot do të kontribuojnë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Ne jemi shumë mirënjohës për sponsorët tanë që i vlerësojnë iniciativat tona të teknologjisë dhe në këtë mënyrë ofruan cmimet për tri vendet e bara bursa!

Faleminderit Kolegji Universum dhe Gjimnazit Frang Bardhi të Mitrovicës.

Blog at WordPress.com.

Up ↑