Fillon gara Cyber Security Hackathon #1

Sot më 15 dhjetor 2018 në Qendrën Rexhep Mitrovica në Mitrovicë ka filluar edicioni i parë i garës Cyber Security Hackathon për mbarëvajtjen dhe organizimin e saj po kujdeset ICT Academy dhe Education Innovators Kosovo EIK.

Gara përmban tri komponente – sfida Web Penetration Testing, Physical Hacking dhe Bomb Defuse të cilat janë përgatitur për garuesit.

Mbështetës të kësaj gare vijnë Komuna e Mitrovicës, Kolegji Universum, Vipa Chips, Ujë Rugove, Pizeria Dielli dhe Redbull.

Advertisements

Blog at WordPress.com.

Up ↑